Lajme
Rexha: Veriu për gazetarët është një ambient armiqësor ku bëhen cak sulmeve
Demokracia
10:27 | 30 Maj 2023

Share:

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës – AGK, Xhemajl Rexha, në emisionin e Radar në Radio Dukagjini me Edita Dolin, ka folur për punën e gazetarëve ku ka thënë se ata çdo ditë janë përballë rrezikut sidomos kur shkojnë në katër komunat veriore të Kosovës.

Sipas Rexhës gazetarët që shkojnë në veri “janë në një ambient armiqësor edhe bëhen cak i njerëzve të pa njohur e të maskuar edhe nuk e dijen nga u vijë sulmi”.

“Çfarë bëjnë gazetarët e të gjitha mediave në baza ditore është e jashtëzakonshme të gjithë ata që shkojnë në veri të Kosovës rrezikohen çdo ditë. Në momentin që kalohet Ura e Ibrit, edhe kalohet në pjesën e banoreve serbë gazetarët shqiptarë të Kosovës janë të rrezikuar”, ka thënë Rexha.

Më tutje ai ka thënë se situata në veri ka ndryshuara që sipas tij grupet kriminale janë shumuar për dallim nga vitit 2011 kur kishte raportuar ai. Rexha ka vënë në pah se tani në veri operojnë me shumë grupe kriminale, të cilat vijnë edhe nga Serbia e në veçanti nga Rusia.

“Tani ka më shumë prani të grupeve jo formale që janë shumë të rrezikshme që vijnë edhe nga Serbia e potencialisht në rastin me të keq vijnë edhe nga Rusia. Dhe situata ka shkuar duke u vështirësuar ajo që e kemi parë dje në Zveçan nuk është parë me vite”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme