Chelsea pritet që të ketë një afat kalimtar veror të zënë ku 23 lojtarë mund të largohen potencialisht nga ‘Stamford Bridge’.
Ekipi i Enzo Marsecas momentalisht është në pozitën e gjashtë në tabelën e Ligës Premier dhe janë një pikë mbrapa Manchester Cityt në betejën për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
‘Blutë e Londrës’ janë po ashtu pjesë e Ligës së Konferencës dhe duket se ata janë favoriti kryesor për ta fituar këtë kompeticion.
Vetëm në verën që lamë pas, 11 lojtarë u transferuan nga Chelsea qoftë në mënyrë të përhershme ose huazim, me 25 anëtarë të ekipit të parë që mund t’iu tregohet dera e largimit.
Sipas një raportimi të fundit, 23 lojtarë mund të largohen nga Chelsea këtë verë në një përpjekje për të gjeneruar 500 milionë euro.
Disa yje mund të largohen dhe sipas një listë të krijuar nga Fichajes, aty përfshihen emra si Wesley Fofana, Mykhailo Mudryk dhe Jadon Sancho.
Fofana dhe Mudryk janë përmendur si lojtar me të ardhme të pasigurt në ‘Stamford Bridge’, së bashku me Christopher Nkunku, Kiernan Dewsbury-Hall, Robert Sanchez, Noni Madueke, Marc Guiu, David Datro Fofana dhe Reece James.
Raporti gjithashtu shton se të gjithë lojtarët që janë në huazim në klube tjera mund të shiten për të gjeneruar fonde.
Aty përfshihen Ben Chilwell, Axel Disasi, Andrey Santos, Joao Felix, Lesley Ugochukwu, Carney Chukwuemeka, Raheem Sterling, Armando Broja, Kepa Arrizabalaga, Mike Penders, Deivid Washington, Caleb Wiley, Alfie Gilchrist dhe Bashir Humphreys