Lajme
Revoltohet qytetari me procesin e Hagës, thotë se do të burgoset në shpi në shenjë proteste
Demokracia
11:54 | 17 Shkurt 2024

Share:

Është ditë feste, por një qytetar është shprehur mjaft i mllefosur në Ditën e Pavarësisë. Ai ka shprehur dy pakënaqësi.

Në një prononcim për televizionin KTV, një burrë që mund të jetë në të pesëdhjetat ose gjashtëdhjetat, pasi ia uroi Ditën e Pavarësisë së Kosovës tërë kombit shqiptar, tha se planifikon që të burgoset në shtëpi, siç po e mbajnë të burgosur ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë.

“Shprehim pak indinjatë, me shpirt e me zemër, për zotëri Hashim Thaçin, i cili, me shokë, gjendet në burg. E ndiej mungesën e tij në Kosovë”, tha fillimisht ai.

Më pas, ai shpërtheu në fyerje ndaj kryeministrit të tashëm Albin Kurtit dhe presidentes Vjosa Osmani, duke i kërkuar që të dyve të largohen nga pushteti.

“Kisha shprehë dëshirën që, përmes kësaj komunikate, që këtë… ndaq thuaji flliqnak, ndaq thuaji i panjeri, ky kryeministër sa më shpejt të largohet, me gjithë atë – te na i thojshim përpara “sllamaricë” – presidenten e Kosovës. Kaq kam, ma shumë s’kam kurrgjë”, u shpreh ai.

Ai tregoi se shpalljen e pavarësisë e kishte festuar në Gjermani.

“Ka qenë ndjenja që s’di me ta përshkru”, e përshkroi gëzimin ky qytetar.

Kur gazetarja e KTV-së e pyeti se çfarë ka në plan tani, ai dha një përgjigje të befasishme.

“Tash kam plan m’u burgosë, qysh u burgosë Hashimi [Thaçi], n’shpi, n’burg, unë m’u burgosë n’shpi. Q’at plan e kam”, tha ai i revoltuar për procesin me të cilën po përballet njeriu që shpalli Kosovën shtet të pavarur.

Ky qytetar u pyet edhe për pensionet, se sa është i kënaqur me to.

“Pensionet… s’jemi t’kënaqur, por me u ndalë e me i analizu në të tjera vende, jemi t’kënaqur, apet jemi t’kënaqur. E gëzofshi Pavarësinë, edhe një herë”, e përmbylli prononcimin qytetari.

Të ngjashme