Lajme
Revoltohet estrada, mbajnë protestë në formë koncerti kundër Qeverisë
Demokracia
17:38 | 08 Korrik 2021

Share:

Capital T, Dafina Zeqiri, Ermal Fejzullahu, Kida, Ledri Vula, Lumi B, Majk, Tayna dhe Yll Limani janë artistët që do të performojnë në Protestën/Eventin kundër Qeverisë, pasi kjo e fundit nuk ka lejuar ende hapjen e klubeve të natës.

Nën moton “QEVERI – LET US DANCE” (Qeveri – Lejona të kërcejmë), kjo protestë do të mbahet më 14 korrik në sheshin Skënderbeu, e organizuar nga klubet e natës në Kosovë dhe Estrada, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi.

Protesta është inspiruar nga protestat që janë duke u mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar me moton: Let Us Dance (Na lini të kërcejmë). /Demokracia.com/

Të ngjashme