Lajme
“Reuters”: Netanyahu e ka shpërndarë kabinetin e brendshëm të luftës
Demokracia
11:01 | 17 Qershor 2024

Share:

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka shpërndarë kabinetin e luftës me gjashtë anëtarë, tha të hënën një zyrtar izraelit, raporton agjencia “Reuters”.

Kjo agjenci thotë se veprimi i Netanyahut ishte i pritshëm, pas largimit të ish-gjeneralit Benny Gantz nga koalicioni qeveritar, përcjell gazeta “Nacionale”.

Netanyahu është ballafaquar me kërkesa nga partnerët nacionalistë e regjiliozë të koalicionit, ministri i Financave, Bezalel Smotrich, dhe ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, që ata të përfshihen në kabinetin e luftës.

Një lëvizje e tillë do t’i intensifikonte tensionet me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, thekson agjencia “Reuters”.

Më herët, gazeta “Nacionale” raportoi se si ministri Ben-Gvir, i cili njihet për politika të së djathtës ekstreme e deklarata të ashpra kundër atyre që nuk pajtohen me pikëpamjet e tij, kishte deklaruar se kushdo që e ka marrë vendimin për pauza taktike në luftimet në Gaza është “budalla” që duhet ta humbë vendin e punës.

Të ngjashme