Lajme
Reshjet shkaktojnë vërshime në disa pjesë të Skënderajt
Demokracia
19:38 | 03 Qershor 2023

Share:

Ditët e fundit kanë sjellë reshje të mëdha të shiut në disa qytete të Kosovës.

Në Skenderaj reshjet kanë qenë dukshëm më të mëdha, duke bërë që në disa zona të ketë vërshime. Më shumë pati në fshatin Kopiliq i Epërm, ku vërshimet kanë bërë që të mos shihet fare as rruga e fshatit. Banorët e fshatit kanë raportuar në Indeksonline se këto vërshime u kanë shkaktuar dëme.

Kujtojmë se edhe në janar të këtij viti, vërshimet në këtë komunë kanë shkaktuar dëme milionëshe dhe kanë qenë të intensitetit të lartë. Komuna madje kishte shpallë gjendje emergjente. Më poshtë pamje nga vërshimet e sotme.

 

Të ngjashme