Për shkak të kushteve të këqija atmosferike, ndeshja mes Ulpianës dhe Vitisë është shtyrë.
Ndeshja në fjalë ka pasur të luhet nga ora 13:00 dhe ishte e vlefshme për grupin B të Ligës së Parë, shkruan Demokracia.com.
Por, pas reshjeve të vazhdueshme të borës, Komisioni i Garave ka marrë vendim që ta shtyjë këtë takim.
Ndryshe, kjo ndeshje ishte planifikuar të luhej në stadiumin e qytetit në Shtime. /Demokracia.com
https://www.facebook.com/kfulpiana1926/photos/a.1280173238804698/1933402753481740/?__cft__[0]=AZX3VsLy79v7FcTJ1h7YoBvA5uTtOcXOrIbpq0ptGeVY9UVxfD5u9TYCbz4TZNkmzwcwZQIrrzRV7kImuvz5xqjrnVvhweHZ6s5GkflzGlV06xtJgODB581escoEubuLNTCtR_ejsrs66Hl4eLR5-t0f&__tn__=EH-R