Lajme
Reshjet e shumta të shiut në Tetovë, përmbytet një lagje
Demokracia
20:52 | 22 Nëntor 2022

Share:

Pas reshjeve të shumta të shiut, kanë vijuar përmbytjet në Reçicë të Vogël.

Sipas informatave nga tereni, në një nga lagjet e Reçicës së Vogël, uji ka arritur në nivel mbi gjysme metër dhe ka dëmtuar pronat e qytetarëve.

Deri tani nuk ka informata për lëndime të qytetarëve por vetëm dëmtim të pronave private të banorëve të zonës.

Të njëjtit u bëjnë thirrje organeve kompetente që tu dalin në ndihmë që të mos rriten pasojat nga vërshimet./gazetaexpress

Të ngjashme