Lajme
Reshjet e shiut, vërshohet qyteti i Pejës
Demokracia
10:23 | 20 Nëntor 2022

Share:

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë nisur që nga dita e djeshme, në Komunën e Pejës gjatë ditës së sotme janë shkaktuar vërshime në disa zona të këtij qyteti.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë “alarmin” për vërshime të mundshme në disa pjesë të Kosovës, si pasojë reshjeve që kanë filluar që nga dita e djeshme e po vazhdojnë edhe sot.

Sipas IHMK-së zonat më të rrezikuara nga vërshimet janë në Dukagjin në qytetet Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë e Rahovec.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë edhe pamje tjera ku uji ka mbuluar disa sipërfaqe.

Situatë e rrezikshme nga vërshimet raportohet edhe në zonën e Grykës së Rugovës, ku është rritur niveli i ujit afër tunelit në Rugovë.

Të ngjashme