Lajme
Reshjet e shiut e lënë pa ujë edhe disa fshatra të Gjakovës
Demokracia
12:47 | 20 Nëntor 2022

Share:

Gjendje e vështirë pas reshjeve të shiut është edhe në Komunën e Gjakovës, derisa probleme me ujë të pijes kanë disa fshatra në këtë komunë.

KRU “Gjakova”, ka njoftuar se si pasojë e situatës së krijuar nga të reshurat kanë problem me furnizim për banorët e fshatrave të Rëkës së Keqe, të cilëve aktualisht iu është ndërprerë furnizimi me ujë.

“Po ashtu njoftojmë banorët e fshatit Gërqinë të cilët furnizohen përmes burimit vetanak për momentin uji nuk është i pijshëm si pasojë e turbullirës. Sigurojmë konsumatorët se ekipet e KRU “Gjakova” janë mobilizuar që në orët e para të ditës në stabilizim të gjendjes”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ndërprerje e furnizimit me ujë-Reka e Keqe.

Si pasojë e situatës së krijuar nga të reshurat njoftojmë se kemi problem me furnizim për banorët e fshatrave të Rëkës së Keqe të cilëve aktualisht ju është ndërprerë furnizimi me ujë.

Poashtu njoftojmë banorët e fshatit Gërqinë të cilët furnizohen përmes burimit vetanak për momentin uji nuk është i pijëshëm si pasojë e turbullirës.

Sigurojmë konsumatorët se ekipet e KRU “Gjakova” janë mobilizuar që në orët e para të ditës në stabilizim të gjendjes!

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

KRU “Gjakova”.

19.11.2022.

Të ngjashme