Lajme
Reshjet atmosferike, konsumatorët e Drinit të Bardhë sugjerohet të vlojnë ujin për pije
Demokracia
12:37 | 02 Prill 2022

Share:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, ka njoftuar konsumatorët që furnizohen nga burimi i Drinit të Bardhë sugjerohen që ujin për pijë ta konsumojnë të vluar.

Në njoftimin e KRU “Hidrodrini” thuhet se shkrirjet e borës dhe reshjet atmosferike të dy ditëve të fundit, kanë ndikuar në turbullimin e ujit, në grykëderdhjen e burimit të Drinit të Bardhë (Radavc), përcjell Demokracia.com.

“Ekipet e kontrollit kanë marrë masa të menjëhershme. Uji është i klorifikuar dhe cilësia e tij mbetet nën kontroll. Megjithatë, konsumatorët që furnizohen nga ky burim, sygjerohen që ujin për pije, ta përgatisin të vluar”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

KRU ‘Hidrodrini’

Njësia Operative – Pejë

NJOFTIM për konsumatorët që furnizohen nga burimi i Drinit të Bardhë

Shkrirjet e borës dhe rreshjet atmosferike të dy ditëve të fundit, kanë ndikuar në turbullimin e ujit, në grykëderdhjen e burimit të Drinit të Bardhë (Radavc).

Ekipet e kontrollit kanë marrë masa të menjëhershme. Uji është i klorifikuar dhe cilësia e tij mbetet nën kontroll. Megjithatë, konsumatorët që furnizohen nga ky burim, sygjerohen që ujin për pije, ta përgatisin të vluar.

Me respekt;

Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë /Demokracia.com/

Të ngjashme