Lajme
Reshje të mëdha të borës, ministri Abrashi tregon për gjendjen e rrugëve në Kosovë
Demokracia
18:00 | 13 Shkurt 2021

Share:

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka thënë se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme, pas reshjeve të borës gjatë gjithë ditës.

Abrashi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në kompetencë të MI-së, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme, përcjell Demokracia.com.

“Përkundër rreshjeve të vazhdueshme të borës, të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve. Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në kompetencë të MI-së, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme, me hedhje të kripës.

Lusim vozitësit që t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së makinave, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafikun rrugor.”, ka shkruar Abrashi.

Ndryshe, sot gjatë ditës në Kosovë ka pasur reshje të mëdha bore të cilat sipas meteorologëve pritet të vazhdojnë edhe gjatë javës në vazhdim./Demokracia.com/

Të ngjashme