Lajme
Reshje shiu dhe vranësira, këto janë temperaturat për këtë javë
Demokracia
06:55 | 20 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë 5 ditëve të ardhshme do të mbaj mot i ndryshueshëm.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se sot do dhe në fundjavë parashihen riga lokale shiu, ndërsa ditët tjera do të jenë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të hënën dhe në fundjavë parashihen riga lokale shiu, ndërsa ditët tjera do të jenë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-27 gradë Celsius. Dita  e mërkurë do të jetë më e freskëta, ku edhe zyrtarisht fillon stina e vjeshtës astronomike. Kushtet biometeorologjike parashihen relativisht të mira për shkak të rigave të shiut që u regjistruan gjatë vikendit dhe rritjes së lagështisë relative të ajrit. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s./Demokracia.com./

 

Të ngjashme