Lajme
Reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, parashikimi i motit për sot
Demokracia
06:54 | 02 Shtator 2022

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me reshje shiu e shkarkime rrufesh.

Sipas njoftimit të IHK-së të enjten, të shtunën ndërkohë, do të rriten temperaturat maksimale.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Të ngjashme