Lajme
Reshje shiu dhe rrufe, parashikimi i motit për nesër
Demokracia
19:38 | 20 Gusht 2022

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që nesër të jetë me reshje shiu dhe plot rrufe.

Parashikimi tregon se reshjet do të jenë më intensive përgjatë relievit kodrinor në perëndim dhe jugperëndim.

Sipas parashikimit të IHMK-së, temperatura minimale do të luhatet prej 13 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës parashihet të luhatet ndërmjet 22 dhe 26 gradë Celsius.

“Të dielen parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës, kryesisht pjesës së dytë , parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet më të theksuara parashihen përgjatë relievit malor ne perendim dhe jugperendim, ndërsa nëpjesët tjera të territorit parashihen reshje të intensitetit me të dobët. Shtypja atmosferike mbetet nën vlerat e normales, cilësia e ajrit do të jetë e mirë, ndersa indeksi UV do të shenoj vlera mesatare. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit ,mesatare deri lokalisht e fortë.” – thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme