Lajme
Reshje shiu dhe bore, parashikimi i motit për të dielën
Demokracia
17:59 | 26 Shkurt 2022
Ilustrim

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se nesër do të mbajë mot i ftohtë.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte për mot të vranët dhe me reshje shiu e bore, përcjell Demokraica.com.

“Pas këtyre ditëve të fundit me temperatura të larta, vendi ynë do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte për mot të vranët dhe me reshje shiu e bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftim./Demokracia.com/

 

Të ngjashme