Lajme
Reshje shiu dhe bore, parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme
Demokracia
18:14 | 24 Shkurt 2022
Ilustrim

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpeshta.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se vranësirat ditën e shtune kryesisht në pjesën e dytë të ditës, parashihen të sjellin reshje shiu dhe bore në vise të larta por reshje parashihet të ketë edhe në viset mesatare dhe të ulëta, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat ditën e shtune kryesisht në pjesën e dytë të ditës, parashihen të sjellin reshje shiu dhe bore në vise të larta por reshje parashihet të ketë edhe në viset mesatare dhe të ulëta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme