Lajme
Reshje bore dhe ftohtë, parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme
Demokracia
17:37 | 10 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbaj mot i vranët edhe me intervale me diell.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se Vranësirat vende-vende do të sjellin reshje bore të intensitetit të dobët, përcjell Demokracia.com.

“Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Të premten parashihet të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende do të sjellin reshje bore të intensitetit të dobët. Të shtunën mot kryesisht me diell por i ftohët. Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj këshillohet që pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes të shtuar. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-6m/s./Demokracia.com/

Të ngjashme