Lajme
Republika e tretë e Albin Kurtit | Vendosen kontejnerët në veri për votimin më 21 prill
Demokracia
17:57 | 20 Prill 2024

Share:

Te Ura e Bubës në Zubin Potok janë vendosur kontejnerë si qendra alternative të votimit.

Kontejneri do të shfrytëzohet nesër për votim pro ose kundër shkarkimit të kryetarit të kësaj komune.

Kontejnerë të tillë do të vendosen edhe në dy lokacione të tjera në Zubin Potok. Kjo zgjidhje është bërë pas refuzimit të 33 drejtorëve të shkollave për t’i ofruar hapësirat shkollore si vendvotime.

Në komunën e Zubin Potokut janë gjithsej 5 qendra të votimit ndërsa të drejtë vote në këtë komunë kanë 6 mijë e 877 qytetarë, raporton RTK.

VIDEO:

Në veri vendosen kontejnerët si qendra alternative të votimit

Te Ura e Bubës në Zubin Potok janë vendosur kontejnerë si…

Posted by RTK on Saturday, April 20, 2024

Të ngjashme