Ajo është njëra ndër reperet më të njohura anembanë botës.
Fjala është për Loredana Zefi, e cila këto kohë është mjaft aktive në realizimin e projekteve të ndryshme, në muzikë dhe jashtë saj, shkruan lajmi.net.
Së fundmi reperja ka pozuar për një revistë prestigjioze.
Loredana pozoi për revistën gjermane “Tush Magazine”, gjersa ka zgjedhur të shfaqet e veçantë e me veshje unike.
Me shumë stil dhe tërheqëse dukej Loredana në fotografi.
Kujtojmë se Loredana para pak kohësh sjelli bashkëpunimin me Don Xhon, kënga “Gjuj për to”, ku deri tani ka arritur mbi 25 milionë shikime. /Lajmi.net/