ShowBiz
Reperja e njohur zbulon se do të bëhet nënë për herë të dytë
Demokracia
09:01 | 28 Qershor 2021

Share:

Teksa performoi në BET Awards 2021, Cardi B zbuloi se ajo dhe burri i saj Offset janë në pritje të fëmijës së dytë.

Cardi B zbuloi se ëstë shtatzënë kur u bashkua me grupin e Offset, Migos për këngën e tyre “Type S**t”, shkruan Demokracia.com.

Reperja tregoi barkun e saj, e veshur me një kostum Dolce&Gabbana, i cili ekspozonte barkun e rrumbullakosur.

Ajo gjithashtu ndau një postim në rrjete sociale pas performancës, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin: #2.

Lajmi ishte surprizë për fansat pasi para pak kohe çifti njoftuan ribashkimin e tyre.

Cardi B fitoi dy çmime në ‘BET Awards’, “Videoja e vitit” dhe “Bashkëpunimi më i mirë”. /Demokracia.com/

Të ngjashme