Reperi TI (Clifford Harris) dhe gruaja e tij, Tameka “Tiny” Harris , akuzohen për përdhunim.
Në padi, ajo thotë se Tiny i ofroi asaj dhe shoqes së saj një pije, të dy e pranuan atë. Çifti i ftoi të dy në hotel, por vetëm viktima e dyshuar i ndoqi. Ajo pretendon se të tre kanë bërë dush, e kanë masazhuar dhe ajo ka filluar të ndihet e trullosur.
Avokati i T.I. dhe Tiny i mohon akuzat. “Qëndrimi ynë është i qartë… Jemi të pafajshëm, nuk do të rrëzohemi dhe presim me padurim ditën e gjyqit”.