Action Bronson, reper shqiptar i cili jeton dhe vepron në Amerikë ka lansuar së fundmi një libër.
Libri “F*uck It, I’ll Start Tomorrow: A True Story” është i treti që këngëtari ka publikuar. Dy librat e tij të tjerë janë “Stoned Beyond Belief (2019)” dhe “F*ck, That’s Delicious: An Annotated Guide to Eating Well (2017)”.
Ai në këtë libër flet për luftën për peshën, varësinë nga ushqimi dhe udhëtimin drejt vetë-pranimit.
“Sigurohuni që ta merrni tani. Ky është një parathënie për rrugën aktuale të jetës në të cilën ndodhem. Ishte e dhimbshme të lexoja ato që kam shkruar por më ndihmon të ndryshoj përgjithmonë”, shkroi Bronson në postimin e ndarë në rrjete sociale. /Demokracia.com/
https://www.instagram.com/p/CN7f-lOhOZo/?utm_source=ig_web_copy_link