ShowBiz
Reperi që ka 7 fëmijë nga disa gra të ndryshme, thotë se po i bën ata ‘me qëllim’
Demokracia
12:34 | 09 Korrik 2021

Share:

Komediani dhe reperi Nick Cannon ka një fjalë për gjithë ata që pyesin pse ka kaq shumë fëmijë: “YOLO” (You Only Live Once), pak a shumë si “Një jetë kemi”. Cannon ka patur katër fëmijë me tre gra të ndryshme në më pak se një vit dhe ka në total 7 fëmijë.

Në një emision ku ishte i ftuar, ai theksoi se asnjë nga fëmijët nuk është “aksident”, pasi gjatë intervistës, reperja e City Girls, JT, i tha me shaka se ai duhet të përdorte prezervativë në shtrat.

“Unë jam duke i bërë këta fëmijë me qëllim. Nuk ka qenë rastësi.”

Cannon mirëpriti një fëmijë me modelen e “Wild Wild N Out”, Alyssa Scott në qershor – vetëm disa javë pasi ai ishte bërë me binjakë me një grua tjetër të quajtur Abby De La Rosa.

Dhe dhjetorin e kaluar, Cannon dhe modelja Brittany Bell mirëpritën vajzën Powerful Queen. Dyshja janë gjithashtu prindër të djalit 4-vjeçar, Golden.

Cannon u bë baba për herë të parë me ish-gruan Mariah Carey, me të cilën ai ka binjakët 10-vjeçarë Moroccan dhe Monroe.

Edhe njerëzit kanë dhënë reagimet e tyre për Cannon dhe qëndrimin e tij “yolo”. Dikush shkruante në Twitter:”Nick Cannon ka më shumë fëmijë se sa këngë që i njihen”.

Një tjetër shtoi:

“Është e qartë se virusi Covid-19 dhe Nick po konkurrojnë për të parë se kush mund të krijojë numrin më të madh të varianteve të tyre.”

Të ngjashme