ShowBiz
Reperi i njohur, shtrihet në spital pas një sulmi në zemër
Demokracia
12:14 | 04 Prill 2021

Share:

Reperi dhe aktori amerikan DMX është në gjendje të rëndë në spital pas një sulmi në zemër, thotë avokati i tij Murray Richman.

Richman i tha medias amerikane se nuk e dinte nëse sulmi në zemër ishte si pasojë e mbidozës së ilaçeve, siç raportohet nga TMZ.

DMX ka pasur problem me substance nartotike për vite me radhë dhe ka kaluar disa periudha në rehabilitim, shkruan Demokracia.com.

DMX ka një karrierë që përfshin më shumë se 20 vjet, dhe përpos në muzikë, ai është shfaqur në filma duke përfshirë Cradle 2 the Grave dhe Romeo Must Die. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme