ShowBiz
Reperi i njohur lirohet nga burgu pas shtatë vitesh
Demokracia
09:34 | 24 Shkurt 2021

Share:

Bobby Shmurda është liruar pasi kaloi shtatë vite në burg.

Reperi amerikan, emri i vërtetë i të cilit është Ackquille Polard, u arrestua në vitin 2014, shkruan Demokracia.com.

Ai më vonë bëri një marrëveshje për pranim të fajësisë dhe u dënua me shtatë vjet burg për armë dhe akuza për komplot.

Të hënën, ai postoi në InstaStory një shkrim ku falenderonte fansat që i qëndruan besnik.

“Ju dua shumë të gjithëve dhe shpresoj se do shihemi shumë shpejtë”, shkroi Shmurda.

Ai padyshim që ka shumë plane rreth muzikës, por jo tani për tani. Ai nuk do të kthehet menjëherë në studio pasi dëshiron të kalojë më shumë kohë pranë familjes. /Demokracia.com/

Të ngjashme