ShowBiz
Reperi i njohur botëror vdes në mes të skenës
Demokracia
21:10 | 14 Mars 2023

Share:

Reperi 27-vjeçar, Costa Titch, ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike teksa ishte duke kënduar në një koncert në Florida.

I riu ra në tokë duke shokuar publikun teksa familjarët konfirmuan më pas se ai kishte pësuar atak kardiak.

Në pamjet e regjistruara të momenteve tragjike, që shumë media zgjodhën të mos i publikojnë, këngëtari në skenën e ‘Nasrec Expo’ në Johannesburg duket teksa rrëzohet gjatë këngës së tij.

Por 27-vjeçari, ngrihet sërish dhe përfundon këngën, teksa duke qëndruar para fansave që duartrokisnin, ai shembet papritur përdhe.

Të ngjashme