ShowBiz
Reperi francez Werenoi, ndërron jetë papritur në moshën 31-vjeçare, pak orë para koncertit
Demokracia
19:24 | 17 Maj 2025

Share:

Reperi francez, Werenoi, ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, vetëm pak orë para një koncerti në Lyon.

Jeremy Bana Owana, i njohur me emrin artistik Werenoi, u shtrua me urgjencë në një spital të Parisit të premten mbrëma, pas një arresti kardiak dhe respirator.

Pavarësisht përpjekjeve në kujdesin intensiv, ai ndërroi jetë në orët e para të së shtunës, shkruan DailyMail.

Reperi me prejardhje kamerunase pritej të performonte më 17 maj në një koncert ekskluziv në Klubin Azar në Lyon.

Deri tani, familja dhe menaxhmenti nuk kanë bërë një deklaratë zyrtare, por homazhet nga kolegët dhe fansat kanë vërshuar në rrjetet sociale.

Spotify France shkroi: “Vetëm në pesë vjet, Werenoi la një gjurmë të pashlyeshme në muzikën francize”.

Ndërkohë, producenti Babs dhe grupi Djadja & Dinaz ndaluan publikimet për të nderuar humbjen.

Werenoi ishte një nga emrat më të njohur të skenës së repit në Francë. Albumi i tij “Carré” ishte më i shituri i vitit 2023, ndërsa suksesi vazhdoi me “Pyramide” dhe “Diamond Noir”, i cili u shpall albumi më i mirë i javës në prill 2024 me mbi 53,000 shitje.

Ai kishte më shumë se 6.7 milionë dëgjues në Spotify dhe këngë të njohura si “Scarface”, “Solitaire” dhe “Chemin d’or”.

Lajmi i papritur ka tronditur fansat dhe industrinë muzikore. Në rrjetet sociale, dhjetëra mesazhe lamtumire thonë thjesht: “Repose en paix” – Pusho në paqe.

Të ngjashme