Lajme
Rënie e madhe e lindshmërisë në Shqipëri: “Nuk do na duhen më shkolla, por azile”
Demokracia
19:56 | 14 Shkurt 2023

Share:

Shqiptarët po lindin më pak fëmijë se edhe në parashikimet zyrtare më pesimiste. Në vitin 2019, te moshuarit publikoi një studim sipas së cilit pritej që në rastin më të keq, në 2022-shin të lindnin mbi 27 mijë bebe.

Por në fakt vitin e shkuar pati vetëm 25 mijë e 570 lindje të reja, mbi 2 mijë më pak se në skenarin më të zymtë.

“Kjo do të thotë që ne nuk duhet të mendojmë më për kopshte apo çerdhe, por për azile dhe shtëpi të kujdesit e të moshuarve.”

Kjo pasi shumë shpejt popullsia do të shkojë drejt kësaj nevoje”, thotë për A2 CNN pedagogia Eris Dhamo.

Ritmi i shpejtë i uljes së lindshmërisë po tregohet qartë veçanërisht vitet e fundit.

“Ne përgatisim sot prindër për Europën. Kjo është një frikë tjetër. E dimë sot këtë fakt? Jo. e kemi ditur që në fillesat e emigracionet dhe frikën që do të shpërbënte konceptin e familjes”, thotë Dhamo.

Nëse qeveria nuk ngre mekanizma për ndaljen e shpopullimit, vendit do i mungojnë mijëra vetë në pak vite, thonë sociologët. “Elementi i parë është aksesi në banesë. Për një çift të ri është gati e pamundur blerja e një apartamenti me këtë nivel pagash. Orientimi i politikave fiskale e monetare drejt lehtësimit të barrës nga taksat te çiftet e reja mund të jetë një tjetër mekanizëm”, thotë Dhamo.

 

 

Të ngjashme