Lajme
Rënia për 24 vende në lirinë e medias, Ambasadori i Gjermanisë e nënvizon: Edhe më poshtë se Serbia
Demokracia
11:23 | 02 Maj 2025

Share:

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas publikimit të raportit të Reporterëve pa Kufij për indeksin e lirisë së mediave, raport në të cilin Kosova ka shënuar një prej rënieve më të mëdha.

Rohde thotë se Kosova ka rënë për 24 pozita, duke u renditur në fund sa i përket rajonit, madje edhe më keq se Serbia.

“Raporti lexohet si një libër detyrash për qeverinë e re, duke përshkruar qartë hapat e nevojshëm për të siguruar një shtyp të lirë, i cili është thelbësor për çdo demokraci të gjallë dhe të qëndrueshme”, thuhet në reagimin e Ambasadorit të Gjermanisë.

Të ngjashme