Vahzdon numri i lartë i të vdekurve nga COVID-19 në vend, vetëm brenda 24 orëve, 18 persona kanë ndërruar jetën nga ky virus.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë kyer 13 mijë e 120 testime nga të cilat 1 mijë e 891 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, përcjell Demokracia.com
Gjithashtu sipas këtij njoftimi janë shëruar 1 mijë e 483 qytetarë duke quan numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 112 mijë e 883 persona.
Njoftimi i plotë i MSH-së:
28 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.967 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 794.812 doza të vaksinës.
Deri më sot 267.979 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 13.120 testime, 1.891 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.483 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 112.883.
Në total numri i rasteve aktive është 25.797.