Lajme
Rëndohet bilanci, shkon në mbi 2500 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Demokracia
19:16 | 06 Shkurt 2023

Share:

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri është rritur në të paktën 2509, pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8, me epiqendër në Turqinë jugore.

Numri i përgjithshëm i të plagosurve në Turqi dhe Siri u ngjit në 12 136 të hënën.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Siri u rrit në 968. Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë SANA raportoi 538 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe grupi “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi 430 vdekje në zonat e kontrolluara nga opozita, transmeton a2news.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Turqi është rritur në 1 541, sipas nënpresidentit të Turqisë, Fuat Oktay.

Të ngjashme