Sport
Renditja tabelore pëson një ndryshim pas ndeshjes Llapi – Dukagjini
Demokracia
15:56 | 26 Tetor 2022

Share:

Llapi po vazhdon të zhgënjejë këtë edicion në Albi Mall Superligë, teksa sot është mposhtur më fushë e vet nga Dukagjini me rezultat 0:1, shkruan Demokracia.com

Ilijasa Zulfiu ka qenë hero i skuadrës së Armend Dallkut e cila duket se e ka tejkaluar krizën që kishte dhe tash po jep frytë, derisa Llapi po vazhdon me zhgënjim.

Fitorja e Dukagjinit në Podujevë ka bërë që edhe renditja tabelore të pësojë një ndryshim.

“Hithat” ngriten në kuotën e 12 pikëve në vendin e tetë, me 89-shin që bie në pozitën e parafundit me 11 pikë.

Llapi ka 13 pikë në vendin e gjashtë, tri më pak se Drenica një pozitë më lartë.

TABELA:

Të ngjashme