Sport
Renditja tabelore në Superligë pas ndeshjes dramatike mes Feronikelit dhe Dritës
Demokracia
15:35 | 07 Mars 2021

Share:

Është mbyllur në mënyrë dramatike ndeshja e sotme mes Feronikelit dhe Dritës në Drenas.

Në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, ish-kampioni i Kosovës, Feronikeli ishte nikoqir i kampionit në fuqi, Dritës së Gjilanit, raporton Demokracia.com.

Ndeshja e zhvilluar sot u mbyll me fitoren e Dritës, 0:1.

Me këtë fitore, Drita mbetet lider me 50 pikë të tubuara.

Kurse, Feronikeli në vendin e gjashtë me 27 sosh.

Ndeshjen e ardhshme, Feronikeli e luan si mysafir i Trepçës ’89, kurse Drita luan derbin gjilanas ndaj Gjilanit. /Demokracia.com

 

 

 

Të ngjashme