Sport
Renditja tabelore në grupin e Kosovës, përcaktues për fatin e tri kombëtareve është ndeshja e fundit
Demokracia
15:02 | 25 Shtator 2022

Share:

Me disfatën në minutat shtesë nga Irlanda e Veriut, Kombëtarja e Kosovës ka dështuar ta sigurojë pozitën e dytë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Me fitoren e irlandezo-veriorëve dhe triumfin e Qipros ndaj Greqisë, përcaktues për fatin e tri kombëtareve në renditjen tabelore janë përballjet e fundit, shkruan Demokracia.com.

“Dardanët” janë në vendin e dytë me gjashtë pikë, një më shumë se Irlanda e Veriut dhe Qipro që kanë nga pesë pikë. Greqia është e para me 12 pikë.

Kosova të martën luan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kundër Qipros, në një ndeshje që vetëm fitorja ia siguron pozitën e dytë në tabelë.

Irlanda e Veriut në anën tjetër udhëton te Greqia për ndeshjen e fundit përcaktuese.

Dy përballjet e këtij grupi luhen të martën mbrëma me fillim nga ora 20:45./Demokracia.com/

Të ngjashme