Sport
Renditja tabelore e Kosovës pas humbjes së sontme nga Greqia
Demokracia
22:51 | 12 Qershor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje të hidhur sonte në Volos të Greqisë.

Në “Panthessaliko Stadium”, “Dardanët” ishin sonte mysafirë të Greqisë, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e vlefshme për grupin 2 të Ligës C të Kombeve i takoi helenëve 1:0.

Me këtë fitore, Greqia është lidere e grupit me 12 pikë, kurse Kosova zë vendin e dytë me gjashtë sosh.

Irlanda e Veriut dhe Qipro, nga ana tjetër, zënë vendet e fundit me nga dy pikë.

Ndryshe, Kosova e mbyll muajin qershor me dy fitore dhe dy humbje në Ligën e Kombeve./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024