Sport
Renditja e re e FIFA-s, Kosova mëson pozicionin e saj
Demokracia
16:56 | 18 Shkurt 2021

Share:

FIFA ka publikuar sot renditje e Kombëtareve të futbollit për muajin janar, shkruan Demokracia.com

Kombëtarja e Kosovës nuk ka ndryshuar pozicion duke mbetur e 117-të në botë me 1155 pikë të tubuara.

Kjo renditje ka qenë edhe e pritshme pasi nuk kishte ndeshje në muajit e fundit kështu që nuk ka pasur lëvizje të kombëtarëve.  Ngjashëm si Kosova, edhe Shqipëria nuk ka lëvizur në renditje pasi ka mbetur në pozitën e 65-të me 1360 pikë.

Ndryshime në ranglistën botërore nuk ka pasur as një dhjetë pozitat e para. Belgjika mbetet e para duke lënë pas vetes Francën, Brazilin, Anglinë, Portugalinë, Spanjën, Argjentinën, Uruguain, Meksikën dhe Italinë. /Demokracia.com

Të ngjashme