Sport
Renditja e re e FIFA-s, këto janë pozitat e Kosovës dhe Shqipërisë
Demokracia
13:08 | 06 Tetor 2022

Share:

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka publikuar renditjen e re të shteteve.

Brazili vazhdon të jetë lider, derisa tashmë dihen edhe vendet e reja për Kosovën dhe Shqipërinë, shkruan Demokracia.com.

Kosova që humbi 3:2 nga Irlanda e Veriut dhe fitoi 5:1 ndaj Qipros në tetor, ka rënë për një pozitë.

Saktësisht, “Dardanët” ndodhen në vendin e 107-të.

Nga ana tjetër, Shqipëria që humbi 2:1 nga Izraeli dhe barazoi 1:1 me Islandën ka ruajtur pozitën e 66-të.

Në top 10 nuk ka ndryshime të mëdha, pasi Brazili mbetet e para, ndërsa vetëm Italia ka parakaluar Spanjën, duke u ngjitur në pozitën e gjashtë dhe me spanjollët në pozitën e shtatë./Demokracia.com/

Të ngjashme