Lajme
Remzije Zeka-Sherifi dekorohet nga Mbreti Charles III
Demokracia
14:02 | 01 Janar 2023

Share:

Opinionisti, Daut Dauti, ka shkruar në Faecebook se Mbreti i Britanisë së Madhe, Charles III, të shtunën e ka dekoruar Remzije Zeka Sherifin me titullin OBE (Order of the British Empire).

Dauti që jeton në Britani të Madhe ka thënë se ky është një ndër çmimet “që u jepet personaliteteve të rëndësishme që gjatë vitit tregojnë suksese të mëdha në punën e tyre”.

Zeka-Sherifin është shqiptarja e parë që dekorohet me këtë çmim dhe nga Mbreti.

“Kjo është hera e parë që një monark britanik e dekoron një shqiptar – shqiptare në këtë rast”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme