Sonte i ftuar në emisionin ‘Dueli Sportiv’ është kryetari i FC Prishtinës – Remzi Ejupi.
Përveç kohës së tij si kryetar i klubit më të madh në vend, Ejupi ka folur edhe për kanditaturën e tij për të parin e FFK-së, ku edhe nuk e ka mohuar mundësin e kanditimit.
“Po është e vërtetë. Unë tash e 16 vite jam pjesë e Prishtinës. Prishtina ka mbi 16 aksionarë, tash e dy vjet klubi udhëhiqet nga aksionari Rrahman Haradini. Unë jam lodhur pak edhe nga Covidi. Do të tentojmë ta mbajmë Kuvendin e Klubit dhe unë nuk do të jam kandidant për president të klubit”.
“Aksionari më i madh, ju mund të shikoni në ATK dhe ta shihni, por aksionari më i madh në dy vitet e fundit është Rrahman Haradini, i cili ka dhënë para edhe gjatë Covidit.
”Shiqo puna e kandidaturës është bërë praktikë, pyetën njerëzit se a do të kandidosh, nuk e di se kush nuk do të kandidosh, Unë kam një karrierë 16-vjeçare si president në klub. Për të kandiduar unë duhet të bëhen disa ndryshime, rregullore. Para Kuvendit të bëhet një mledhje e klubeve dhe pastaj të bëhet një Kuvend i rregullt dhe të vendosin klubet e jo njerëzit që janë në FFK dhe paguhen aty”.