Lajme
Remi rreshtohet me Kurtin, akuzon mediat dhe analistët: Do të përfundoni pandershëm
Demokracia
22:54 | 03 Korrik 2023

Share:

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-se, është rreshtuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për situatën në Veri të Kosovës.

Madje ai ka pasur akuza për mediat dhe analistët, duke iu referuar prodhimit të tyre mediatik.

”E kaluara jonë është dëshmitare që ne gjithnjë jemi bashkuar në kohë të vështira dhe si të tillë kemi dalë fitimtarë. Kryeministri Kurti duhet të mbështetet maksimalisht në këto kohë krizash, gjithandej. Jemi një popull i vogël, por gjithnjë zemër mëdhenj në përballje me rreziqet. Gjithmonë kemi synuar paqen, por nuk ju kemi frikësuar as luftërave”.

“Duket qartë se opozita nuk ështē e koordinuar dhe si duket nuk ka ndonjë rrugëdalje për të tejkaluar situatën e krijuar. Një gjë jam i sigurtë, se pavërsisht se çfarë opinioni prodhojnë mediat, analistët apo edhe opozita, Kryeministri Kurti është në rrugë të drejtë në synimin e tij për të shtrirë pushtetin në tërë territorin e Kosovës. Në veriun e vendit tonë, deri tani kishte gjithçka, por mungonte substancialisht rendi dhe ligji”, ka thënë ai.

Sipas Mustafës, shpallja e dy organizave ne Veri si terroriste nuk e beson të jetë bërë pa koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.

”Cilësimi i dy organizatave ilegale të veriut si terroriste nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës nuk besoj të jetë bërë pa konsulta me aleatët dhe miqtë tonë. Kam miq të huaj gjithandej, e në veçanti nga SHBA që punojnë e veprojnë në Kosovë që nga viti 1996 e deri më sot. Ata ende vazhdojnë të përkrahin e mbështesin Kosovën si më parë, dhe këtë e konfirmojnë gjatë bisedave që zhvilloj me ta rregullisht”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se përpjekje e Qeverisë është për rend dhe ligj.

”Përpjekja e Qeverisë për të vënë rend dhe drejtësi në gjithë vendin do ta ketë përkrahjen nga unë në çdo kohë, strategjia për shtrirjen e sovranitetit nga qeveria dotë ketë suksesë në ruajtjen rendit dhe ligjit, analistet dhe mediat që po gozhdojnë pandershëm misionin për rend dhe ligj do të përfundojnë pandershëm”, ka thënë ndër tjerash ai duke shtuar se është i sigurt që Kosovën po e presin ditë të mira. 

Të ngjashme