Lajme
Rektori: Universiteti i Prishtinës më i miri në hapësirën shqipfolëse
Demokracia
18:01 | 12 Gusht 2022

Share:

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, thotë se UP-ja është universiteti më i mirë në gjithë hapësirat shqipfolëse dhe këtë e tregon edhe rankimi.

Në emisionin “Frontal” të Televizionit 7, Rektori Naser Sahiti, thotë se UP-ja renditet më keq sesa universitetet e tjera të rajonit, por që është universiteti më i mirë në hapësirën shqipfolëse, përfshirë këtu edhe Universitetin e Tiranës.

“Është një indikator, por nuk mund të nxjerrësh një përfundim saktë se po punon mirë ose keq një universitet”, ka thënë Rektori.

UP-ja dhe universitetet e tjera të Kosovës vazhdojnë të renditen poshtë për nga cilësia e universitetit në matjet e ndryshme.

Edhe pse renditjen nuk e she si matjen përfundimtare të cilësisë, Sahiti thotë se UP-ja është e interesuar që të përmirësohet dhe të ngritët më lart në renditjen e universiteteve.

Rektori i Universitetit në Frontal ka folur edhe për gjendjen e UP-së në përgjithësi, interesimin e studentëve, numrin e pranuar për këtë vit akademik.

 

Të ngjashme