Sport
Rekordi i “mbretit” do të jetë i vështirë për t’u thyer: LeBron James është koshashënuesi më i mirë në NBA në histori
Demokracia
19:00 | 13 Shkurt 2022

Share:

Los Angeles Lakers u mposhtën mbrëmë në fushë nga Golden State Warriors me rezultatin 117:115, por ndeshja do të mbahet mend nga LeBron James, edhe pse u mposht në të.

“Mbreti” shënoi 26 pikë dhe kështu u bë koshashënuesi më i mirë në ligën NBA të të gjitha kohërave – përfshirë sezonin e rregullt dhe play-off-in, përcjell Demokracia.com.

LeBron ishte sërish më efikasi në humbjen e skuadrës së tij dhe arriti gjithsej 44,157 pikë në karrierën e tij profesionale.

Kështu ai kaloi një tjetër ish-basketbollist të Los Angeles Lakers, Karim Abdul-Jabar , i cili deri më tani ka mbajtur rekordin me 44,149 pikë të shënuara (38,387 në sezonin e rregullt dhe 5,762 në play-off).

Kur bëhet fjalë vetëm për pjesën e rregullt të sezonit, Abdul-Jabar është i padiskutueshëm, pasi aktualisht ka gati 2000 pikë më shumë se James, i cili është në vendin e tretë me një diferencë prej gati 500 pikësh pas Karl Malone.

Edhe pse ai theu një rekord të madh, James nuk donte të fliste shumë për këtë pasi ekipi i tij u mund./Demokracia.com/

Të ngjashme