Sport
Rekord pas rekordi për Messin, bëhet futbollisti i parë që shënon gol në çdo fazë të Kupës së Botës
Demokracia
17:13 | 18 Dhjetor 2022

Share:

Pas rekordit për më së shumti paraqitje në Kupën e Botës, Lionel Messi e ka regjistruar edhe një tjetër në “Katar 2022”.

Ylli argjentinas i futbollit është bërë futbollisti i parë që ka shënuar në secilën fazë të Kampionatit Botëror.

Ky rekord vjen pasi i shënoi Francës në minutën e 23-të nga penalltia në “Lusail Iconic Stadium” në Katar.


Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka realizuar në fazën e grupeve, 1/16, çerekfinale, gjysmëfinale dhe tanimë edhe në finale.

Për Lionel Messin ky do të jetë Botërori i fundit në karrierën e tij.

Këtë e kishte konfirmuar edhe vet Messi në një intervistë para Kupës së Botës./Demokracia.com/

Të ngjashme