Sport
Rekord infektimesh me koronavirus në Premier League
Demokracia
13:34 | 21 Dhjetor 2021

Share:

Drejtuesit e Premierligës në Angli kanë njoftuar se gjatë shtatë ditëve të fundit janë regjistruar një numër rastesh pozitive me koronavirus.

Vetëm në Kategorinë e deri në 90 teste pozitive për “Covid-19”. Bëhet fjalë për futbollistë, anëtarë të stafeve profesionale, asistentë në Premierligë. Rekordi i mëparshëm për numrin e të infektuarve në një javë ishte 42 persona.

Premierliga dhe në tërësi Britania po lufton me pandeminë e koronavirusit, ndërsa disa klube kanë kërkuar ndalimin e kampionatit, por kjo nuk do të ndodhë. Në një mbledhje të përbashkët, klubet vendosën vazhdimin e Premierligës, por u theksua se skuadrat do të bashkëpunojnë me Qeverinë dhe autoritetet lokale dhe do të reagojnë shpejt ndaj disa rrethanave të reja.

Është interesante të theksohet se 77% e Premierligës është vaksinuar me dy doza, dhe vetëm 16% me të tre dozat. /Demokracia.com

Të ngjashme