Lajme
Rekord i rasteve të reja me COVID-19 në SHBA
Demokracia
23:29 | 03 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Shtetet e Bashkuara te Amerikës gjatë 24 orëve të fundit kanë regjistruar 110 mijë e 679 raste të reja me COVID-19 dhe 3 mijë e 389 të vdekur sipas Universitetit Johns Hopkins, raporton CNN.

Këto raste të reja që prej fillimit të pandemisë e çojnë bilancin total të të prekurve me COVID-19 në 26 milionë e 431 mijë e 799 ndërsa numrin e viktimave në gjithsej 446 mijë e 744.

Deri më tani, të paktën 52 milionë e 657 mijë e 675 doza të vaksinave janë shpërndarë dhe të paktën 32 milionë e 780 mijë e 860 persona janë vaksinuar.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura me COVID 19 janë Brazili me 9 milionë e 229 mijë e 322 raste dhe 225 mijë e 99 të vdekur, India me 10 milionë e 766 mijë e 245 raste dhe 154 mijë e 486 të vdekur, Meksika me 1 milion e 869 mijë e 708 raste dhe 159 mijë e 100 të vdekur dhe Britania e Madhe me 3 milionë e 835 mijë e 783 raste dhe 106 mijë e 564 të vdekur.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit 438 mijë e 962 raste të reja dhe 9 mijë e 192 raste të vdekjes janë regjistruar në të gjithë botën.

Të ngjashme