Lajme
Rekomandimi për certifikimin e kandidatëve me probleme ligjore, kjo është përgjigja e Valdete Dakës
Demokracia
15:39 | 22 Janar 2021

Share:

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se rekomandimi i Zyrës për Regjistrim të Partive Politike për t’i certifikuar të gjithë kandidatët për deputetë, nuk sqaron se cili prej tyre i plotëson kriteret e cili jo.

Daka në mbledhjen e KQZ-së ka thënë se rekomandimi është i paqartë, dhe nuk shpjegon se kush i përmbush kërkesat për të kandiduar, raporton Demokracia.com

“Nuk e kemi të qartë se cilët kandidatë i plotësojnë kushtet e cilët jo. Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim është ajo që e bënë filtrimin dhe e dërgon rekomandim. Kërkesat i janë dërguar të gjitha institucioneve dhe pastaj është kërkuar nga subjektet politike që të zëvendësohen kandidatët që nuk i kanë plotësuar kriteret. Rekomandimin që e kemi sot nuk na shpjegon se a i përmbushin këta kandidatë kriteret e apo jo”, tha Daka.

Daka në fund ka theksuar se duhet t’u sillen të gjitha dokumentet pasi nuk është e qartë se a do të mbesin kandidatët të cilët janë zëvendësuar sipas zyrës apo do të mbesin ata kandidatë që i kanë dorëzuar subjektet politike./Demokracia.com

Të ngjashme