Auto&Tech
Reklama për markën ‘Pretty Little Thing’ fshihet nga TikTok-u
Demokracia
16:15 | 08 Prill 2021

Share:

Reklama për markën e veshjeve ‘Pretty Little Thing’, e filmuar nga shtëpia krijuese e TikTok ndalohet nga Autoriteti i Standardeve të Reklamimit.

Video është bërë nga The Wave House, një kolektiv prej gjashtë ndikuesve në mediat sociale që jetojnë në një shtëpi së bashku, ku shfaqen dy gra të veshura me xhaketa rozë të qëndisura në të cilat shkruhet “Pretty Little Thing dhe dy burra shfaqen duke pozuar me makina dhe të veshur me xhaketa lëkure në rezidencë.

Reklama u fshi pasi nuk ishte e qartë se postimi ishte një komunikim marketing, sipas ASA.

Wave House i tha ASA-së se reklama ishte postuar gabimisht pa etiketën e kërkuar dhe u hoq.

Rregullatori argumentoi që postimi duhet të kishte përmbajtur hashtag #ad ose një etiketë të ngjashme të mohimit, dhe se reklamat në të ardhmen duhet patjetër të kenë hashtagun #ad. /Demokracia.com/

Të ngjashme