Rei Manaj vazhdon të jetë njëri prej futbollistëve kryesor të Barcelonës B.
Në ndeshjen e sotme ndaj Lagosterës, sulmuesi i Shqipërisë ka realizuar gol në minutën e 41-të në fitoren e skuadrës së tij 4:2, shkruan Demokracia.com.
Ky ishte goli i tetë i Manajt këtë edicion me katalunasit.
Manaj pritet të jetë i gatshëm për Shqipërinë në ndeshjet e muajit mars. /Demokracia.com