Sport
Regjistroi 100 ndeshje me Zvicrën, reagon Granit Xhaka
Demokracia
13:20 | 30 Mars 2022

Share:

Mesfushori nga Prishtina në ndeshjen miqësore ndaj Kosovës të zhvilluar të martën mbrëma në Cyrih regjistroi edhe një arritje të veçantë në karrierë.

Xhaka regjistroi ndeshjen e 100-të me Përfaqësuesen e Zvicrës në të gjitha garat, shkruan Demokracia.com.

Vetë Xhaka reagoi përmes rrjetit social Instagram në lidhje me këtë të arritur, duke thënë se është ndjenjë e pabesueshme të përfaqësojë Zvicrën për 100 ndeshje.

“Është një ndjenjë e pabesueshme të përfaqësosh Zvicrën për herë të 100-të. Ky vend i mrekullueshëm ka bërë shumë për veten dhe familjen time – dhe unë gjithmonë përpiqem të shpërblej mirëpritjen e ngrohtë që na është bërë duke dhënë gjithçka time absolute kur jam në fushë

“Ka shumë trajnerë, bashkëlojtarë, tifozë dhe sigurisht anëtarë të familjes që më kanë ndihmuar shumë gjatë rrugës. Ju jam jashtëzakonisht mirënjohës të gjithëve”.

“Dhe mezi pres për të ardhmen dhe atë që na pret si ekip. Jemi në një rrugë vërtet të mirë dhe do të vazhdojmë të japim gjithçka çdo ditë që jemi bashkë sepse kemi shumë kujtime të veçanta për të krijuar”, ka shkuar mesfushori kosovar”, shkroi Xhaka në “Instagram”.

Ndryshe, Zvicra dhe Kosova barazuan 1:1, me Xhakën që luajti startues, por u zëvendësua në pjesën e dytë. /Demokracia.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

Të ngjashme